Medi
02KOSOVËLAJME

Sekretari i VV-së shkon në Skënderaj: Sulmet dhe presionet nuk e ndalin ndryshimin!

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka vizituar sot Skenderajn së bashku me anëtarë të shtabit zgjedhor qendror të partisë, shkruan Mitropol.

Delegacioni u prit nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj dhe kandidati për deputet, Hysni Mehani, bashkë me kryesinë dhe shtabin zgjedhor lokal.

Aquapark 2

Gjatë takimit, Rama u shpreh edhe për sulmin ndaj Hysni Mehanit, duke theksuar se presionet dhe kërcënimet nuk mund ta ndalin ndryshimin.

“Ata që ende besojnë se grushti mund ta zëvendësojë argumentin politik dhe se presioni mund ta ndalë ndryshimin, duhet ta kuptojnë se çdo sulm e kërcënim vetëm sa e forcon më shumë vullnetin qytetar për të ecur përpara”, deklaroi Rama.

Ai e cilësoi Hysni Mehanin si shembull të qëndresës dhe dinjitetit, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë pa u ndalur rrugën drejt ndryshimit, zhvillimit dhe sigurisë në të gjithë Kosovën.

“Sulmet dhe presionet nuk e ndalin ndryshimin, përkundrazi, vetëm sa e bëjnë më të qartë se sa i domosdoshëm është ai”, u shpreh mes të tjerash Rama.

Active 1