Nënshkruhet kontrata për renovimin e Repartit të Hemodializës në QKUK, investim mbi 706 mijë euro

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka nënshkruar kontratën për renovimin e Repartit të Hemodializës, një projekt me vlerë prej 706 mijë, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit zyrtar, operatori ekonomik i përzgjedhur për realizimin e punimeve është kompania MBB Construction SH.P.K. Projekti do të financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Dokumentet e prokurimit tregojnë se në këtë aktivitet kanë konkurruar gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa vetëm një ofertë është vlerësuar si e përgjegjshme dhe ka përmbushur kriteret e përcaktuara.
Kontrata është nënshkruar më 20 maj 2026, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është paraparë të jetë 24 muaj.







