Pellini
02KOSOVËLAJME

Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës

Një delegacion i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga kongresmeni Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka zhvilluar një vizitë në Luginën e Preshevës, shkruan Mitropol.

Veprimtari shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari e cilësoi këtë vizitë si një ngjarje me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke theksuar se ajo dëshmon se shqetësimet dhe të drejtat e tyre vazhdojnë të marrin vëmendje në Uashington.

Medi

Sipas Bajraktarit, vizita e kongresmenëve Keith Self dhe Suhas Subramanyam përçon një mesazh të qartë për mbështetjen ndaj paqes, stabilitetit dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Ai kujtoi se Self po ndjek gjurmët e ish-kongresmenit Eliot Engel, një prej mbështetësve më të njohur të çështjes shqiptare në SHBA, i cili gjatë vitit 2019 kishte vizituar gjithashtu Luginën e Preshevës dhe Kosovën.

Në reagimin e tij publik, Bajraktari falënderoi Kongresin amerikan për angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve, ndërsa vlerësoi edhe rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në Texas për kontributin e tij në promovimin e çështjeve kombëtare.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë harruar. Zëri i tyre dëgjohet në Uashington”, theksoi Bajraktari.

Premium Store