
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para të gatshme, shkruan Mitropol.
Këto pagesa duhet të bëhen vetëm përmes llogarisë bankare ose formave elektronike të pagesës.
“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.








