Medi
02KOSOVËLAJME

Osmani takohet me gratë e LDK-së, i quan “shoqe të mira”

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga një takim me gratë e Degës së Pestë të LDK-së, shkruan Mitropol.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani e përshkroi atmosferën e takimit si të ngrohtë dhe miqësore.

Tripika

“Mëngjeset e bukura s’kanë nevojë për shumë planifikim: kafe, shoqe të mira dhe buzëqeshje”, ka shkruar ajo krahas fotografive të publikuara.

Ajo tutje njoftoi se në mbrëmje do të ndjekë finalen e Ligës së Kampionëve së bashku me qytetarët në Pejë.

“Kemi një agjendë të jashtëzakonshme sot përpara. Mezi po presim t’i takojmë qytetarët tanë anë e mbanë Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Weelnes