Medi
02KOSOVËLAJME

“Po bëhet për ego personale dhe qëllime elektorale”, opozita kundër themelimit të xhandarmërisë

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë kritikuar propozimin e Qeverisë në detyrë për themelimin e xhandarmërisë. Ata kanë bërë me dije se Kosova nuk kanë nevojë edhe për një strukturë të re të sigurisë.

Kandidatët për deputetë të partive opozitarë, të cilët kanë shërbyer me vite në institucionet e sigurisë, kanë deklaruar se propozimi i Kurtit është bërë për qëllime elektorale.

London

Në emisionin “Rubikon”, ata kanë vlerësuar se Kosova ka nevojë vetëm për fuqizimin e institucioneve aktuale të sigurisë.

Ish-komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, i cili është kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se kjo po bëhet për ego personale.

Unë sinqerisht nuk e kuptoj, nuk e di kah ka ardhur kjo ide. Por, po besoj dhe po ma merr mendja që është vetëm pretim elektoral për ego të dikujt dhe nuk dihet as çfarë misioni, as çfarë detyrash, as çfarë mangësish ka realisht sistemi i sigurisë në Kosovë. Unë nuk shoh mangësi. Unë po besoj dhe kish me qenë shumë më mirë që Kurti dhe të tjerë me u marrë me ushtarë dhe me policë, me pajiset e tyre individuale tani edhe për të tjera”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar se mirëqenia e ushtarëve dhe policëve është shumë më e rëndësishme.

Nuk mundet ushtari me e krye detyrën nëse nuk e ka ushqimin e mirë, nëse nuk e ka uniformen e mirë, nëse nuk e ka armen e mirë, nëse nuk e ka pagën e mirë. Pra, mirëqenia e tyre është shumë më ne rendësi. Ne sot kemi ushtarë dhe policë që kryjnë dy puna”, ka thënë Rama.

Edhe kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha ka thënë se ideja për krijimin e xhandarmërisë nga Qeveria në detyrë, erdhi rastësisht dhe që ishte menduar më parë.

Ai ka deklaruar se Kosova ka mjaftueshëm formacione mbrojtëse.

Tash ka dal kjo e reja, që dojnë me ba xhandarmërinë, domethënë me ba një formacion të ri ushtarako-policor i cili pretendohet me pas ndikim direkt politik. Nuk i përkon kjo traditës sonë dhe kemi ne formacione mbrojtëse sa të dush”, ka thënë Berisha, duke dhënë detaje tjera.

Në fakt kjo është vetëm propagandë elektorale dhe kjo është bë në nervozë në momentin kur ndodhi një ekses, një rrahje ordinere. Por që s’ka nevojë me kriju formacione ushtarake-policore për me arrestu njerëz”, është shprehur Berisha.

Kurse, gjeneral-major, Gëzim Hazrolli, i cili në këto zgjedhje është kandidat i LDK-së për deputet, ka vlerësuar se kjo përpjekje e Qeverisë në detyrë mund të ndikojë edhe në raportet e Kosovës me aleatët.

E para, nuk kemi bazë kushtetuese. E dyta, korniza ligjore nuk na lejon. E treta, diskutime me partneret nuk janë bërë fare. Dhe çka është më e ndjeshme, një projekt i tillë del në kohë fushate”, ka thënë ai,

Sipas tij, fillimisht duhet të bëhen diskutime publik dhe analiza të thella.

Duhet te kemi diskutim publik, duhet të kemi një analizuar thuktë se a mundet buxheti i Kosovës ta mbuloj një kapacitet të ri. Mbi të gjitha, e kemi këtu zotrin Berisha është njohe si mirë u fushës së policisë. Ne kemi kapacitet të bollshme të policisë. Krejt çka duhet është t`i fuqizojmë dhe t`i pajisim ato dhe duhet të iu mundesojmë që të përmbushim mandatin e tyre. Ne kemi kapacitet edhe në ushtri, ne kemi forcat speciale në ushtri, me ligj, që janë në këtë fushë për të mbuluar atë mandat të ruajtjes së kufirit”, ka thënë ai.

Active 1