Premium Store
02KOSOVËLAJME

Digjet një deponi e hekurishteve në Mitrovicë

Një zjarr i madh ka përfshirë një deponi hekurishtesh në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Siç shkruan KP, dyshohet se brenda deponisë ndodhen edhe bombola të gazit.

Dukato 1

Për shkak të situatës së krijuar është bllokuar rruga për qarkullimin e automjeteve në hyrje të Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet kanë marrë masa, ku aktualisht në qytetin e Mitrovicës mund të ketë qarkullim vetëm nga Tuneli dhe përmes fshatit Zasellë.

Ndërkohë, Klankosova.tv. ka tentuar të kontaktojë Policinë e Mitrovicës së Jugut por deri në këto momente nuk ka qenë e qasshme./klankosova.

Active 1