Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Alarmante: Një në katër të rinj në Kosovë konsumojnë duhan

Me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan, Aleanca për të Ardhmen Pa Duhan dhe Nikotinë ka bërë thirrje për ndërmarrjen e masave më të forta institucionale kundër përdorimit të duhanit dhe produkteve me nikotinë tek fëmijët dhe adoleshentët në Kosovë.

Organizata shpreh shqetësim për rritjen e konsumit të këtyre produkteve në mesin e të rinjve, duke u referuar të dhënave të Anketës Globale për Përdorimin e Duhanit te të Rinjtë (GYTS 2025).

Active 1

Sipas këtyre të dhënave, 23.5 për qind e nxënësve të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin aktualisht produkte duhani, ndërsa 11.2 për qind konsumojnë cigare.

Aleanca thekson se një rol gjithnjë e më të madh në këtë trend po luajnë cigaret elektronike dhe produktet e reja me nikotinë, të cilat po përdoren në rritje nga grupmoshat e reja.

Në reagimin e saj, organizata kërkon masa urgjente për kufizimin e qasjes së të miturve në këto produkte.

Ndër propozimet kryesore përfshihen ndalimi i shitjes së cigareve dhe pajisjeve “vape” pranë shkollave, forcimi i kontrollit për zbatimin e ligjit, si dhe zhvillimi i fushatave të vazhdueshme vetëdijesuese në institucionet arsimore.

Sipas Aleancës, luftimi i varësisë nga nikotina në moshë të hershme duhet të jetë prioritet institucional, për shkak të ndikimit afatgjatë që këto produkte kanë në shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve.

Weelnes