Premium Store
02KOSOVËLAJME

Tentoi të kalojë ilegalisht kufirin me 5 ton mish dhe 250 kilogramë speca, ndalohet një shtetas i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në zonën e Tresavës në Leposaviq, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë në mënyrë të paautorizuar kufirin nga territori i Republikës së Kosovës drejt Serbisë, shkruan Mitropol.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 30 maj 2026, rreth orës 17:00, kur njësitë policore kanë ndaluar një automjet të tipit kombi që drejtohej nga i dyshuari. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur të ngarkuara rreth 5 mijë kilogramë mish dhe 250 kilogramë speca.

Medi

Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit, malli është dërguar në procedurë doganore për trajtim të mëtejmë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se rasti po trajtohet si “tentim i kalimit të paautorizuar të kufirit”.

Weelnes