Active 2
02KOSOVËLAJME

HAKMARRJE? Vëllai i Jeta Statovcit shkarkohet nga pozita e shefit të kameramanëve në RTK

Vendimi vjen pak kohë pasi ish-deputetja e LVV-së nga GUXO, ka braktisur këtë koalicion politik dhe i është bashkuar presidentes Vjosa Osmani në garën për deputete, tashmë nën siglën e LDK-së.

Ish-deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci, ka konfirmuar për VOX Kosova se vëllai i saj, Krenar Statovci, është larguar nga pozita e shefit të kameramanëve në Radiotelevizionin e Kosovës.

Active

Sipas burimeve të mediumit, menaxhmenti i RTK-së ka marrë vendim për ta shkarkuar Statovcin nga pozita që e ushtronte prej kohësh në medium, ndonëse i njëjti punon prej rreth 20 vitesh në transmetuesin publik.

Gjatë ditës së sotme, atij i është dorëzuar njoftimi për ndërprerjen e ushtrimit të kësaj detyre. Sipas burimeve, vendimi është arsyetuar me pretendime për ankesa të mëhershme dhe vlerësime të përgjithshme, por që nuk lidhen me ndonjë procedurë të rregullt disiplinore apo vlerësuese.

Burime brenda RTK-së pretendojnë se ky vendim shihet si pjesë e një qasjeje ndëshkuese ndaj familjarëve të figurave politike që nuk konsiderohen të afërta me strukturat aktuale të pushtetit.

Vendimi vjen pak kohë pasi ish-deputetja e LVV-së nga GUXO, ka braktisur këtë koalicion politik dhe i është bashkuar presidentes Vjosa Osmani në garën për deputete, tashmë nën siglën e LDK-së.

Koha