Medi
02KOSOVËLAJME

Terras: Kosova prej kohësh në një gjendje fushate zgjedhore, kjo vështirëson punën e Kuvendit dhe Qeverisë

Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, ka prezantuar raportin e tij për Kosovën.

Ai ka thënë se për të si raportues është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat.

London

Ai ka përmendur edhe krizën politike nëpër të cilën ka kaluar Kosova viteve të fundit, duke thënë se ndonëse mbajtja e zgjedhjeve tregon për një demokraci vibrante, është shumë e vështirë që të kryhen punë në nivelin legjislativ dhe atë ekzekutiv në një gjendje të tillë pa institucione fuqiplotë.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, është shumë e rëndësishme për mua që Kosova ta fitojë statusin e vendit kandidat. Është me rëndësi jetike që Kosova të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe që mbështetja në nivel të lartë për integrimin evropian të vazhdojë.Viti i fundit ka qenë politikisht jashtëzakonisht i vështirë për Kosovën. Në pak më shumë se një vit janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare dhe një palë zgjedhje lokale. Vendi ka qenë vazhdimisht në një gjendje fushate zgjedhore. Edhe pse kjo është një shenjë e qartë e funksionimit të një demokracie të gjallë në Kosovë, është e qartë se është e vështirë të ushtrohet pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në një regjim të tillë të përhershëm fushate” është shprehur Terras.

“Dialogu ka ngecur për një kohë të gjatë. Sfidat që po përballet Kosova janë serioze, por kosovarët janë pro-evropianë”, ka thënë ai.

Active 1