Active 2
02KOSOVËLAJME

Vonesat në publikimin e rezultateve të analizave, Qumështorja “VITA” ka një kërkesë për Mujën: Ministër, qiti rezultatet

Screenshot

Qumështorja Vita ka kërkuar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, që t’i publikojë rezultatet e analizave të mostrave të datës 02.07.2026, të marra nga inspektorët të cilët, me udhëresë të ministrit, kishin kryer kontrollin në objektin e qumështores në Istog.

Tutje në këtë reagim të “Vitës”, thuhet se ministri Muja dhe përfaqësuesit e AUV-së, u kishin premtuar publikimin e rezultatëve jo më larg se data 13.07.2026.

Weelnes

“Siç jeni vënë në dijeni më datë 06.07.2026 nga Qumështorja Vita, kemi njoftuar opinionin publik dhe fermerët se do të rifillojmë menjëherë me grumbullimin e qumështit nga fermerët, pasi gjatë takimit të mbajtur më datë 06.07.2026, ministri Muja dhe përfaqësuesit e AUV-së na patën premtuar se do t’i publikojnë rezultatet e analizave të mostrave jo më larg se data 13.07.2026”, thuhet ndët të tjera në reagimin e “Vita”.

DEKLARATË PËR MEDIA
MINISTËR, QITI REZULTATET

Të nderuar konsumatorë dhe opinion publik,

Siç jeni vënë në dijeni më datë 06.07.2026 nga Qumështorja Vita, kemi njoftuar opinionin publik dhe fermerët se do të rifillojmë menjëherë me grumbullimin e qumështit nga fermerët, pasi gjatë takimit të mbajtur më datë 06.07.2026, ministri Muja dhe përfaqësuesit e AUV-së na patën premtuar se do t’i publikojnë rezultatet e analizave të mostrave jo më larg se data 13.07.2026.

Sot jemi më datë 16.07.2026 dhe, pavarësisht shumë emailave dhe kërkesave zyrtare të drejtuara Ministrisë dhe AUV-së, rezultatet e analizave të mostrave po mbahen në AUV dhe nuk po publikohen nga Ministria apo AUV-ja.

Ne, si Qumështore Vita, nuk e kemi të qartë se për çfarë arsye AUV-ja nuk është në gjendje të na përcjellë rezultatet e analizave të marra më datë 02.07.2026. Pra, kanë kaluar më shumë se dy javë nga data e marrjes së mostrave, ndërsa rezultatet e mostrave të marra në Doganë nga produktet e importuara publikohen brenda ditës.

Ne i dimë rezultatet, sepse e dimë se çfarë përpunojmë dhe mënyrën se si e bëjmë punën. Rezultatet nuk mund të jenë ndryshe, përveçse 100% qumësht. Por kërkojmë që me urgjencë dhe menjëherë të na dërgohen rezultatet e analizave të mostrave të datës 02.07.2026, në mënyrë që edhe ata që kishin dyshime të binden se Qumështi Vita është 100% qumësht.

Fermerët nuk meritojnë heshtje. Qytetarët nuk meritojnë paqartësi.

Kosova meriton institucione që mbajnë fjalën e dhënë!

VITA do të vazhdojë të qëndrojë në anën e fermerëve, të transparencës dhe të së vërtetës. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari publikimin e plotë të fakteve, sepse vetëm faktet mund t’u japin fund spekulimeve dhe të rikthejnë besimin e qytetarëve.

Koha