Aurora Group
IN MEMORIAM

Sot 24 vite nga rënia heroike e Komandant Shemit, një historik i shkurtër për jetën e tij

Kush ishte Komandant Shemi?

Shemsi Arif Ahmeti – Komandant Shemi u lind më 8 Qershor 1969, në fshatin Kodër (ish Zasellë) të Mitrovicës. Rrjedh nga një familje e varfër, por me traditë bujare. Shkollën fillore e nisi në fshatin e tij të lindjes Zasell, ndërsa e mbaroi në Shupkovc. Më 1984 regjistrohet në gjimnazin ushtarak në Beograd (drejtimi i përgjithshëm), më pastaj e vazhdoi dhe e mbaroi në Sarajevë. Ishte njëri ndër kadetët më të mirë të gjeneratës. Kjo i bëri të mundur që paveshtirësi të regjistrohet në Akademin e Lartë të Artilerisë në Zarë. Edhe atje u dallua për zgjuarsinë e jashtëzakonshme. Zgjuarsia dhe përkatësia Shqiptare bëjnë që eprorët ushtarak Serb ta gjelozojn dhe ta urrejn. Sigurisht me qëllim të ndërprerjes së vrullit të studimeve e dergojnë në efektivat e artilerisë në Smedervska Pallankë dhe në Vërshac.
Edhe pse kishte nevojë që të punojë, të fitojë e ta ndihmoi familjen, Shemi e kishte kuptuar se kjo ”e mirë” që i ofroi ushtria serbe ishte një dinakëri. Përkundër të gjitha vështirësive, Shemi i kishte vazhduar studimet me korrespondencë dhe mbaruar me sukses.
Ai kishte fituar njohuri të shkëlqyeshme në fushën e artilerisë. Ishte bërë një epror ushtarak mjaft i ditur e strateg. Vitet e 90-ta e gjejnë komandant të kompanisë artilerike në Vërshac. Ish armata Jugosllave e kishte dërguar në luftën serbo-kroate. Kishte marrë pjesë në shumë beteja; që nga Knini gjerë në Vukovar. Edhe kjo ishte një përvojë e mirë për Shemin. Në rend të parë kishte mësuar për qëllimet pushtuese të Serbisë. Uniforma që e barte dita ditës i bëhet e huaj dhe e neveritshme. Ishte i vetëdijshëm se ndodhej në një ushtri që edhe popullit të tij i sillte tragjedi;vrasje, burgosje, maltretime e çka jo tjetër. Në vitin 1992 e braktisi ushtrinë serbosllave.

Weelnes

( Kthimi në Kosovën e robëruar )

Komandant Shemi u kthye në Kosovë, për të qëndruar gjerë në vdekje. Kosovën e gjeti krejt tjetërfare, nga ajo çfarë e kishte lënë. E gjeti të mbërthyer në pranga. Pesha e pushtimit veq sa nuk i kishte zënë frymën. Kishte kohë që nuk ishte në Kosovë, andaj malli për atdheun i kishte zhuritur zemrën e tij. Në rrethanat që ndodhej Kosova, Shemi nuk mund të lëvizte i lirë. Ishte i vetëdijshëm se do ta kërkojë pushteti serb, jo për t’a kthyer atje ku ishte por për ta burgosur sepse kishe refuzuar luftën nën petkun e uniformes Serbo-Jugosllave. Jetën e vazhdoi më tepër në ilegalitet, pra asnjëherë i sigurtë në shtëpinë e tij. Përkundër të gjitha këtyre, Shemi nuk e kaloi kohën koti. Lexonte dhe rilexonte historinë e popullit shqiptar. Mësoi për bëmat e personaliteteve të mëdha si: Skënderbeun, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, pastaj për heroizmat e Ahmet Selacit, Uksin Kovaqicës, Bislim Bajgorës, Shaban Polluzhës, Azem Bestës e personaliteteve tjera, për luftën dhe qëndresën e të cilëve kishte dëgjuar edhe nga babai Arifi. Përveq kësaj Shemi lexonte e mësonte edhe fizikë, matematikë, astronomi e në veçanti studionte topografi, me çka përvetësonte edhe më shumë njohuri mbi artin ushtarak, i vetëdijshëm se së shpejti do ti hyjnë në punë, nga se dukej sheshazi se Kosova deomos do ta filloi luftën me Serbinë.

( Inkuadrimi i Komandant Shemit në UÇK )

Ngjarjet në Likoshan, Qirez, e Prekaz të Drenicës e kishin tronditur shumë, andaj mesviti i ’98-tës, Shemin do ta gjejë nën emblemën e UÇK-së së lavdishme, së cilës do t’ja shtoi edhe më shumë famën e qëndresës, lavdisë dhe krenarisë, duke u dëshmuar si një trim, strateg dhe atdhetar i dalluar.
Bazuar në njohurit që dispononte nga lëmi i artit ushtarak, inkuardimin e komandant Shemit në UÇK shokët e pritën me admirim. Iu shtua radhës së tyre edhe një krah i fortë lufte, një ekspert i artilerisë, mungesa e të cilëve ishte tepër e madhe kudo nëpër njësitet e UÇK-së. Fillimisht, Komanda e Brigadës 141 ”Mehë Uka” Shemin e angazhojnë Komandant të Kompanisë në Trepçali, por gjithherë ishte prezentë nëpër pikat tjera për tu dhënë dije në artin ushtarak dhe për të ngritur moralin luftarak. Gjatë gjithë kohës së rezistencës së Mazhiqit prej 11 Korrik gjerë 15 Shtator 1998, kur zhvillohet beteja e madhe, Komandant Shemi ishte protagonisti kryesor në luftë kundër Serbëve. Edhe pse mungonte artileria e rëndë, komandant Shemi me shokët e tij veproi me aksionet të shpejta diversante, sa në Mazhiq, sa në Trepçali, sa në Kodër të Kutllovcit duke depërtuar thellë në pozicionet e armikut dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha. Që në këtë betejë u pa se Komandant Shemi është një luftëtar trim, i përgaditur dhe me cilësi të larta ushtarake. U pa se ai do të bëhet një hero i përmasave kombëtare.

( Shemsi Ahmeti Komandant i Njësisë Speciale )

Përkundër pasojave nga ofensiva e 15 Shatatorit të vitit 1998, UÇK-ja nuk u shpërbë, përkundrazi doli me njëpërvojë që e bëri edhe më të fortë. As vrasja e ndihmës komandantit të Logjistikës së Zones Operative të Shalës Xhevat Jusifit si dhe plagosja e Komandant Besit, themelues dhe komandant i parë i Njësisë Speciale, me 3 Janar 1999, ushtarët clirimtarë nuk i ligështoi, por veq sa u shtoi urrejtjen dhe vullnetin për të luftuar armikun gjerë ne fishekun edhe frymën e fundit. Në krye të Njësisë Speciale u emërua Komandant Shemi, i cili vuri në veprim gjithë njohuritë që kishte në artin luftarak. Në kuadër të njësitit, pasi ishin siguruar disa armë të rënda artilerike, u formua Njësia Artilerike, nëpërmjet së cilës iu shkaktuan humbje të mëdha armikut. Aksionet guerile nuk ndaleshin për asnjë çast, por krahas kësaj bëheshin përgaditjet për të filluar një luftë frontale me armikun.
Më 13 Mars 1999, komandant Shemi, në bashkëpunim edhe me njësitet të tjera sulmon bazën ushtarake serbe në Kutllovc, pozicionet e armikut në Trepçë, pastaj në Bajr etj. Po në këtë kohë u ofron ndihmë me ushtarë dhe teknikë luftarake për 24 ditë më radhë Brigadës 142, e cila vepronte në kuadër të ZOSH-it, kundër së cilës ishin drejtuar forca të mëdha të armikut. Intensifikimi i aktivitetit luftarak të ZOSH-it i detyroi Serbët që të ndalin për një kohë ofensivën e tmerrshme që kishin ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK-së, sigurisht për të përgaditur ofensiva të reja me forca shumë të mëdha.
Pas një jave të pauzës së sulmeve serbe, me 21 Mars filloi ofensiva e re e armikut, e pajisur me tërë arsenalin luftarak, e cila zgjati për 46 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, pothuajse për asnjë çast nuk pushuan sulmet e forcave armike, mbi pozicionet e UÇK-së, por as pjesëtarët e UÇK-së nuk i ndalen sulmet mbi armikun. Në ballë ishte Komandant Shemi , ai që u tregua dragua në Trepçali dhe Mazhiq, vazhdoi të dëshmohet edhe në Melenicë, Mjadan, Preten, Rahovë e përgjithësisht në Shalë. Tani më Shala ishte bërë kala e pamposhtur ose siç thotë poeti Jakup Ceraja ne Krujë Skënderbegun në krye me komandant Shemin si Vrana Konti, të cilën e përjetësoi edhe me vargjet:

“Kalaja e Krujës në Shkëmb të Melenicës
Komandant Shemi si Vrana Konti
Goditni djema thërret qetë
S’fiton topi, po zemra!
Sa t’na ndrijë neve balli
Shkieve do t’u nxijë thembra”.

Dhe njëmend ashtu ishte. Për asnjë cast nuk ligështoheshin luftëtarët e lirisë. Me të gjitha forcat që kishin u kundërpërgjigjeshin sulmeve të armikut duke i shkaktuar humbje në njerëz dhe teknikë luftarake. Mungesa e municionit ishte tepër e madhe, andaj Komandant Shemi me 21 Prill 1999 u fut në bazën ushtarake serbe në Kutllovc, me ç’rast siguroi një sasi të madhe municioni dhe armatimi jo vetëm për Njësitin
Special që ai komandonte por për gjithë ZOSH-in. Për 46 ditë më radhë ishte në ballë të luftës në vijën frontale. Trepcali-Shkëmbi i Bletës-Melenicë-Lagja e Cenajve Majdan deri në momentin e rënies në Betejën e Majdanit më 26 Prill 1999. Siç kujtojnë shokët e luftës, në momentin e rënies, së bashku me Arsim Muzaqin nuk ishin më larg se 2 metra nga armiku.

( Në vend të përfundimit )

Komandant Shemi nuk vepronte nën ndikimin e emocioneve. Ai nuk ishte rob i euforisë. Ishte shumë i urtë, i qetë dhe gjakftoftë. Ishte i pashoq në ngritjen dhe ruajtjen e moralit të luftës tek ushtarët, tek bashkëluftëtarët dhe populli nëpërgjithësi.
Ai ishte mësues, pedagog e strateg.
Secili që ndodhej pranë tij e fitonte një besim në vete, i shtohej trimëria, pra ndjehej më i sigurtë. Me punën e tij të guximshme e të palodhshme kishte arritur të tuboi luftëtarë më të mirë në njësitin e tij, të cilët nuk u tërhoqën nga vija e frontit për të gjallë, por u flijuan për liri.
Të tillë ishin: Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Faruk Beqiri, Enver Musa, Shemsi Istrefi, Bajram Musa, Fehmi Preteni, Mursel Xhemaili, Nysret Musa, Eset Ibishi, Hamëz Behrami, të gjithë këta pjesëtarë të njësitit special. Po ashtu një numër ushtarësh ishin plagosur,
gjithëherë duke qëndruar ballë për ballë me armikun.

Meritat e Komandant Shemit janë shumë të mëdha. Ishte themelues i Njesitit të Artilerisë, i cili vepronte në kuadër të Njësisë Speciale. Me aksionet e tij luftarake i kishte shkaktuar humbje te mëdha armikut duke i vrarë tigje të tëra ushtarësh. Pra me aksionet e tij i kishte futur tmerrin armikut. Kishte njohuri të shkëlqyeshme mbi përdorminn e armëve të artilerisë. Ishte i afërt dhe shumë komunikativ me bashkëluftëtarë. Kishte tiparet e një atdhetari të madh, me një fjalë ishte kampion i heroizmit, dijes dhe qëndrimit stoik përballë furtunës shfarosëse të shkaut.
Ai ishte bërë një hero i vërtetë. Thonë se heronjtë nuk bëhen brenda ditës.
Ata lindin, rriten, formohen, jetojnë mbijetojnë. Emri i tyre nuk vdes, as vepra.
I tillë ishte komandant SHEMI.

Koha