
Sot ka përfunduar plotësisht dekorimi i xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Dekorimi i brendshëm u krye vullnetarisht me shpenzimet e një donatori dhe xhematit të xhamisë.
Siç njoftojnë nga xhamia, janë xhemati ata që ndihmojnë gjithherë që xhamia të marrë këtë pamje të mahnitshme.
Njoftimi i plotë:
Sot përfundoi dekorimi i Xhamisë tonë, falënderojmë donatorin i cili e mori persiper shpenzimet dhe xhematin që vullnetarisht ndihmuan që xhamia jonë të marrë këtë pamje të mahnitshme.









