Aurora Group
SPORT

Tifozi i ‘zjarrtë’ i Trepçës, Qeti i dërgon ‘mesazh’ Alban Veselit: Mos nxit situata me fjalë të tilla!

 

Trepça dhe Peja janë duke u përballur në ndeshjet e fundit finale në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Medi

Ndeshja e parë përfundoi në të mirë të Trepçës, por që përfundimi i saj u shoqërua me disa tensione, pjesë e cilës ishte edhe basketbollisti nga Peja, Alban Veseli.

Një nga figurat kryesore e ikonike të qytetit të Mitrovicës, tifozi i ‘zjarrtë’ i Torcidës, Shefqet Begu është optimist që mitrovicasit do ta fitojnë titullin kampion.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ‘Qeti’ kishte një mesazh për basketbollistin Veseli, duke e këshilluar ate që të mos nxise situata të tilla, sepse më pas po kalon në probleme mes klubeve.

“Fjalët e Alban Veselit jane nxitëse dhe nuk duhet të bëhen, sepse ai është në fushë dhe nuk e
‘ngucë’ askush, por tifozët më pas po përplasen dhe po rrahen. Kjo kërkesë shkon edhe për basketbollistët e të dyja palëve, të jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre”, tha ‘Qeti’.

“Reagim per ndeshjen Trepqa vs Peja

Zero kushte per loje, zero siguri!

Banka rezerve e sulmuar gjate gjithe ndeshjes nga huligane ne afersi 1 meter dhe te gjithe ishim te prekur nga pshtyrjet, sharjet, fyrjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoj per sigurimin e ndeshjes dhe policine qe ne vend se ti krijonin kushtet per loje edhe ata na sulmuan!

Per referim nuk jam kompetent te flas mirepo nje loje aq agresive nga Trepqa me 1 faul per 9 minuta loje ne qerekun e fundit le shume per te deshiruar!

20 vite karrier ne basketboll kam kaluar cdo lloj sfide mirepo kurr sjam ndier me i fyer dhe e i poshteruar se mbreme.
Kerkoj nga Kosovo Basketball Federation qe te krijoj kushte minimale per nje ndeshje sportive.

Shihemi te dielen ne kryeqytetin e basketbollit ne fryme sportive.????????“

Kujtojmë që ky ishte postimi i Alban Veselit pas ndeshjes së parë me skuadrën e Trepçës.

Premium Store