Aurora Group
02LAJMESPORT

Trepça mposht Yllin, kualifikohet në finale, statistikat

Kb Trepça ka arritur të shënojë fitore në përballjen me Kb Yllin, e cila u zhvillua në kuadër të gjysmë finales së Superkupës së Kosovës në basketboll, shkruan Mitropol.

Në këtë ndeshje më të mirët për mitrovicasit ishin Samir Zekiqi i cili kontribuoi me 20 pikë 6 kërcime dhe 1 asistim, kontribut të veçantë dhanë edhe Drilon Hajrizi me 12 pikë 5 kërcime 3 asistime 2 bllokada dhe 1 top të vjedhur, dhe Cockfield me 12 pikë 10 asistime 2 kërcime dhe 2 topa të vjedhur.

Active 1

Duhet theksuar se lojë të mirë nën kosh treguan edhe dy qendrat e Trepçës, A. Gordon me 11 pikë 10 kërcime 1 bllokad dhe 1 top të vjedhur, dhe Blackshear me 10 pikë 1 kërcim dhe 3 bllokada.

Trepça në finale takohet me Kb Prizrenin. /Mitropol/

Premium Store