Vazhdojnë sukseset e vajzave mitrovicase, 3 nxënëse të Abdullah Shabanit dalin të parat në Kosovë

Sukseset e vajzave të Mitrovicës në sport dhe lëmi të tjera nuk kanë të ndalur.
Të tilla janë edhe vajzat e shkollës fillore “Abdullah Shabani”, Lejla Tmava, Diana Kajtazi e Learta Muharremi, shkruan Mitropol.
Lejla Tmava ka fituar 3 medalje në kampionatin e Kosovës në sportin e notit.
Diana Kajtazi ka fituar vendin e parë në karate në kampionatin e Kosovës U13/+47.
Learta Muharremi u shpall kampione e Kosovës në U12 në tenis.
Drejtoria e shkollës ka uruar nxënëset për sukseset e arritura./Mitropol/









