Market Florenti
02LAJME

Xhafer Tahiri vazhdon t’i vardiset VV-së nga frika e humbjes së garës së balotazhit në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, si dhe kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Xhafer Tahri sonte në debat në televizionin ATV ka thënë se në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri kanë arritur të bëjnë gjëra të bukura, shkruan Mitropol.

“Me VV në Vushtrri kemi arritur të bëjmë gjëra të bukura, është interes strategjik i votuesit të LDK e VV që Vushtrria të mos bëhet pjesëe trekëndëshit të PDK” është shprehur Tahiri.

Aurora Group

E krejt këro deklarata të Tahirit po vijnë pikërisht afër 14 nëntorit, ditës kur do votohet për balotazh.

Ndryshe, Tahirit i janë larguar shumë partnerë nga koalicioni, ndërsa më së fundi nga Tahiri ëdhtë larguar edhe Partia e Drejtësisë, për t’iu bashkuar Ferit Idrizit të PDK-së./Mitropol/

Premium Store