Medi
SPORT

Zyrtare: Ndeshja e fundit Trepça-Prishtina luhet të dielën

 

Pas disa ndërrimeve të datës së zhvillimit të ndeshjes basketbollistike mes KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina, tashmë është vendosur zyrtarisht data, shkruan ‘Mitropol’.

Dukato 1

Të dielën më 30 prill do të luhet ndeshja e fundit mes KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina.

Njoftimi i plotë nga FBK:

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sqaron për të gjitha palët që termini i ndeshjes, sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes. Duke u bazuar në këtë parim, kemi shqyrtuar kërkesën e KB Sigal Prishtina për shtyrje të ndeshjes. Kujtojmë që KB Sigal Prishtina fillimisht ka kërkuar që ndeshja të shtyhet nga termini i paraparë të enjten, në të premten më 28 prill. Sot (e martë, 25 prill) ndërkohë e ka dhënë edhe një datë alternative, për të mërkurën, 26 prill.
Rrjedhimisht, cilido caktim i terminit për datën 26 prill, nuk është as i shqyrtueshëm, meqë afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.
Duke u nisur nga situata e krijuar dhe faktet ne vijim:
1. Kërkesa e KB Sigal Prishtinës që ndeshja të shtyhet
2. Kërkesa e klubeve që ndeshjet e play-offit të zhvillohen me gjyqtarë të huaj
3. Mirëkuptimi që ka FBK për ndeshjet ndërkombëtare të FHK-së
4. Mungesa e gatishmërisë së KB Trepçës që të zhvillojë ndeshje jashtë termineve të parapara me PG
5. Mungesa e gatishmërisë se klubeve që të pajtohen për termin të ndeshjes e shtyrë
6. Gatishmëria e FBK-së që të mund të sigurojë gjyqtarë të huaj të dielën, me 30 prill

Komisioni i Garave i FBK-së vendos që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë KB Sigal Prishtina vs KB Trepça të zhvillohet të dielën, me 30 prill.

Koha