
Ferit Idrizi ka kompletuar emrat e kabinetit të tij ku tashmë dihen ata që do të udhëheqin bashkë me të për katër vitet e ardhshme.
Nënkryetar do të jetë Shpëtim Zhegrova, një figurë njohur e Degës së PDK-së në Vushtrri.
Emërimin e Zhegrovës në këtë pozitë e ka bërë sot Idrizi duke u bazuar në kontributin disa vjeçar të tij brenda degës së PDK-së në Vushtrri.
Vite më parë Zhegrova ka mbajtur pozitën e kryesusit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë kur në qeverisje ishte PDK me kryetar Bajram Mulakun./Vushtrria Online








