Active 2
02KOSOVËLAJME

Serbët sulmuan Policinë, EULEX-in e mbrëmë edhe KFOR-in në veri të vendit

Sulmet e kriminelëve në veriun e vendit nuk kanë të ndalur. Ata nuk zgjedhin nëse po sulmojnë zyrtarë kosovarë apo ndërkombëtarë nëse në pyetje është interesi i tyre kriminal.

Kështu ndodhi edhe mbrëmë në Zubin Potok kur afër KFOR-it letonez pati të shtëna me armë zjarri, shkruan “Mitropol”.

Premium Store

Këtë e konfimoi edhe vet KFOR-i, ani pse mediet serbe spekuluan se mbrëmë pati të shtëna me armë zjarri mes personave që po qëndronin në barrikada dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, lajm ky që u demantua nga Policia.

Mund t’ju konfirmojmë se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër. S’ka të lënduar dhe as dëme materiale. Jemi duke i kryer hetimet dhe sapo ato të përfundojnë do të njoftoheni”, u tha në përgjigjen e KFOR-it.

Edhe pse u KFOR-i e konfirmoi se në drejtim të tyre pati të shtëna me armë zjarri. kryetari i Listës Serbë, Goran Rakiq, vazhdon të thotë se nuk kishte sulm ndaj KFOR-it

Informatat tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. “Serbët në veri respektojnë anëtarët e KFOR-it, të cilët janë atje në përputhje me Rezolutën 1244”, tha ai për TV Pink.

As presidenti i Serbisë nuk e harroi zanatin. Edhe ai vazhdoi me spekulimet dhe gënjeshtrat karshi Policisë së Kosovës.

Madje, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, mbrëmë pas spekulimeve të egra për shkëmbim zjarri mes policisë dhe serbëve në Zubin Potok, tha se Ushtria ishte e gatshme dhe se ai vet po nisej drejt Rashkës, në vijën kufitare me Kosovën, pasi morën urdhër nga Vuçiq.

E pa reagim karshi krejt kësaj nuk qe as Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës.”, shkroi ai.

Kur u sulmuan EULEX-i dhe Policia e Kosovës?

Sulme nuk pati veç ndaj KFOR-it. Në këtë 17 ditëshin e barrikadave dhe 21 ditëshin prej kur filloi hedhja e mbi 40 shock-bombave, u sulmuan edhe EULEX-it e Policia e Kosovës, shkruan “Mitropol”.

Ekipet e EULEX-it u sulmuan në veri me shock-bombë më datë 10 dhjetor.Ngjarja kishte ndodhur në Rudarë të Zveqanit.

Ky veprim kishte nxitur edhe reagimin e ndërkombëtarëve të cilët kishin kërkuar largimin e barrikadave menjëherë. Por, asgjë nuk ndryshoi. Sot barrikadat vazhdojnë të jenë aty në nëntë pika. Madje të përforcuara dita-ditës.

Para tyre, kriminelët serbë sulmuan edhe Policinë e Kosovës, me ç’rast u plagos polici Ekrem Neziri më 8 dhjetor në Serbovc, gjersa ndodhej në detyrë mes Leposaviqit dhe Zveçanit.

Barrikadat u vendosën me arsyetimin se po bëhen për shkak të arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për “vepra terroriste” pasi sulmoi zyret e KKZ-së tek “Tre Rrokaqiejt”

Ndërkaq si kusht për largimin e barrikadave, udhëheqësit e serbëve po kërkojnë të lirohet ish-polici Pantiq.

SHBA dhe BE kanë kërkuar që të largohen barrikadat menjëherë dhe palët të ulën për dialog./Mitropol/

Koha