Vendos policia, Trepça-Prizreni16 zhvillohet pa shikues në “Minatori”

Në ndeshjen e xhiros së dytë në Superligën e Basketbollit, Trepça pret në shtëpi Prizrenin 16, në palestrën “Minatori”.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 17:00, por pa shikues.
Kjo ndeshje dhe ndeshjet tjera, me vendim të Policisë së Kosovës, do të zhvillohen pa praninë e shikuesve, duke respektuar masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës: 12.09.2021.
Në këtë vendim precizohet saktë që aktivitetet sportive në hapësirat e mbyllura zhvillohen pa praninë e shikuesve.
Trepça e nisi mbarë sezonin të mërkurën, duke e mposhtur Yllin.








