Aquapark 1
02LAJME

Drejtoria e Inspeksionit do rrënojë nesër objektin pa leje të OKI SH.P.K

Edhe pse muaj më parë Drejtoria e Inspeksionit i kishte ndaluar punimet dhe kishte rrënuar një pjesë të objektit, javën e kaluar kompania OKI Sh.P.K. ka nisur ndërtimin e një objekti në Mitrovicë.

Qytetarët kanë dërguar foto në redaksinë e Mitropol, ku shihet se kompania është në përfundim të katit të parë të objektit, për të cilin nuk ka leje ndërtimore.

Dukato 1

Burime të brendshme të Mitropol bëjnë të ditur se nesër Drejtoria e Inspeksionit do të nis rrënimin e këtij objekti.

Madje, Mitropol mëson se sot, Komuna e Mitrovicës ka ngritur kallëzim penal ndaj një inspektori të Drejtorisë së Inspeksionit për shkak se i njëjti nuk ka zbatuar vendimin për rrënim e këtij objekti pa leje.

Në kallëzimin penal bëhet fjalë për inspektorin Mursel Veseli, i cili sipas këtij kallëzimi penal nuk ka zbatuar vendimin e Drejtorisë së Inspekcionit të datës 01.11.2021 për rrënimin e këtij objekti banesor afarist i ndërtuar pa leje.

Në kallëzim thuhet se inspektori Veseli nuk ka zbatuar vendimin, duke mos dhënë asnjë arsye ligjore e as morale./Mitropol/

Premium Store