Medi
02KOSOVËLAJME

Lëkurat e kurbanëve përfundojnë në deponi ilegale, Komuna e Mitrovicës ndërhyn me masa ligjore

Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë veprime konkrete pas identifikimit të deponive ilegale me lëkura kurbanësh në fshatrat Zijaq dhe Koprivë, të cilat kanë shkaktuar ndotje të mjedisit dhe kanë paraqitur rrezik për shëndetin publik, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të komunës, Drejtoria e Inspekcionit ka dalë menjëherë në terren dhe ka nisur procedurat ligjore ndaj përgjegjësve, ndërsa në bashkëpunim me KRU “Uniteti” është bërë largimi i deponisë ilegale në Zijaq.

Pellini

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se largimi i mbeturinave në fshatin Koprivë do të realizohet gjatë ditës së nesërme.

Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi në menaxhimin e mbeturinave, veçanërisht pas therjes së kurbanëve, duke theksuar se ruajtja e mjedisit dhe mbrojtja e shëndetit publik janë obligim i përbashkët.

Ai ka paralajmëruar se ndaj të gjithë shkelësve do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Premium Store