Aurora Group
KOSOVËLAJMESHNETA

Dështon Ministria e Shëndetësisë, qytetarët nuk po mund t’i shkarkojnë certifikatat e vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka lansuar formatin online për shkarkimin e certifikatave digjitale të vaksinimit, shkruan Mitropol.

Ani pse në tërësi procesi i shkarkimit të këtyre certifikatave duket i lehtë, qytetarët nuk po mund t’i shkarkojnë ato pasi një gjë të tillë nuk po e lejon sistemi.

Premium Store

I menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve me komente negative në rrjetin social facebook për këtë nismë të MSH-së.

“Ideja shumë e mirë, ama jo funksionale!”, ishte një koment nga një qytetar.

Teksa të tjerët e kritikonin MSH-në për mos funksionimin e faqes për shkarkim të certifikatës online.

“Para se me bo postime siguronu qe ju bon faqja”, shkroi një person.

Kujtojmë që këto certifikata të lëshuara nga Qeveria e Kosovës nuk janë valide në Europë. /Mitropol/

eKiosk