Jeta dhe vepra e artistit Xhevat Qena

Xhevat Qena ishte njëri ndër personalitetet më markante të artit teatror. Ai lindi më 5 tetor të 1930 në Mitrovicë, për të ndërruar jetë më 24 mars të vitit 2003.
Qena la pas vetes një pasuri të madhe kulturore, duke qenë i dalluar me stilin e tij të aktrimit dhe me rolin e tij të dallueshëm në paraqitjet e tija, ndërsa së bashku me gruan e tij, Leze Qenën, i hasim në shumë produksione televizive dhe filma.
Duke qenë si një nga personazhet kryesore dhe më të mëdha të kulturës shqiptare, Xhevat Qena ka luajtur në teatër ndërmjet viteve 1956- 1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëse, siç kishte pohuar ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën.
Një prej roleve më të suksesshme të Xhevat Qenës është padyshim ai ne shfaqjen “Përqafimi”, i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin, ku kishte partner Dibran Tahirin. Shfaqje tjetër, ku potenciali i Xhevat Qenës si aktor del i plotë, është “Duart e ndyra”, te Sartrit, në të cilën luan edhe bashkëshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja “Ushtari i mire Shvejk”, ne regji te Abdurrahman Shalës, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, një personazh tragjikomik. Mandej, ne shfaqjen “Vinetu” (vitet e 60-ta), ne te cilën luan rolin kryesor, atë te Vinetus, personazh i njohur i filmave uestern te asaj kohe.








