Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kërcënoi nxënësit, polici kosovar suspendohet nga detyra

Para tri ditëve (3 nëntor), një polic bashkë me të birin dyshohet se kanë kërcënuar disa nxënës të shkollës mesme në Viti, duke ia vendosur revolen në kokë.

Kështu ka mësuar Sinjali nga burimet e veta, që thonë se dëshmitarë për këtë rast janë 11 prindër e dëshmitarë tjerë që kanë qenë në vendngjarje.

Medi

Sipas këtij burimi, polici gjatë kërcënimit ka përdorur revolen zyrtare. Ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të traumës së marrë nga polici, por pavarësisht kësaj, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Se është suspenduar një polic për këtë çështje e kanë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Policia në Gjilan, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera.

Weelnes