Premium Store
02LAJME

Mjerim: Kështu duket nga brendësia lumi Lushta në Mitrovicë

Klubi i Zhytjes “Trepça” sot gjatë ditës kanë bërë një punë të madhe duke u futur brenda lumit “Lushta” për ta inspektuar gjendjen përbrenda.


Aq sa ishte senzacion futja e anëtarve të këtij klubi nga hyrja te lumi “Lushta”(tek lagjia Tjegullorja) dhe dalja tek “Ura lindore” afër Etc-së, edhe më shumë doli në pah gjendja e mjerueshme përbrenda.

Tripika

Ashtu siç edhe ka përshkruar gjendjen vet klubi përmes faqes së tyre zyrtare, brenda lumit janë parë mbeturina, kafshë të ngordhura, dhe kanalizime të mbyllura, duke e vënë në pahë gjendjen tmerruese të këtij lumi.

Kujtojmë se Klubi i Zhytjes “Trepça” në vazhdimësi bën inspektime të tilla, ndërsa vitin e kaluar edhe intervenuan pas vërshimeve që kapluan Mitrovicën e Vushtrrinë, ku evakuan qindra familje nga shtëpitë e tyre.

Premium Store