Muriqi: Me Spanjën luajmë për tre pikë

Sulmuesi i Kosovës njëherësh autori i golit të barazimit kundër Greqisë Vedat Muriqi, pas ndeshjes tha se Kosova meritoi më shumë.
Muriqi tha se Kosova do të luajë për tre pikë në ndeshje me Spanjën që do të luhet më 8 shtator.
“Sinqerisht po. Patëm topin më se sa ata sidomos në pjesën e dytë. Sulmuam, nuk u larguam prej sistemit dhe nuk luajtëm me topa të gjatë. U shpërblyem në fund. U gëzuam që ishte në minutën e fundit. sigurisht me Spanjën do të bëjmë maksimumin dhe luajmë për tre pikë. Pse jo”.
Vedat Muriqi golin e barazimit e shënoi në minutën e 92-të pas një goditje me kokë.








