Aurora Group
KOSOVËLAJMESHNETA

Nga e hëna SHSKUK nis operacionet joemergjente

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të rikthejë operacionet joemergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Rikthimi i operacioneve joemergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Weelnes

Në këtë njoftim, SHSKUK-ja u ka bërë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës të respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK rikthen operacionet jo emergjente

Nga data 27 shtator ( e hënë), Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të rikthej operacionet jo emergjente ( elektive) në të gjitha klinkat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjitshhme.

Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qyetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen.

Weelnes