Medi
LAJMESHQIPËRI

Shkarkohet zv.kryeministri dhe ministri i Rindërtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se e ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtim.

Kështu bëri të ditur Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Premium Store

“Falënderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, njofton Rama.

Active 1