Vazhdon pastrimi i lumenjve të qytetit të Vushtrrisë

Si pasojë e mbeturinave të bartura nga vërshimet, në qytetin e Vushtrrisë tash e disa ditë po bëhet pastrimi i lumenjve, shkruan “Mitropol”.
Kryetari i Komunës,Ferit Idrizi, gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Maxhunaj, ku ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen për pastrimin e “Lumit të Sllakocit”.
Banorët e këtij lokaliteti kanë shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për angazhimin e Kryetarit Idrizi dhe Komunës së Vushtrrisë për pastrimin e këtij lumi, i cili ka qenë i rrezikuar nga vërshimet.







