Dukato 2
02SPORT

Gençoglu flet për “Mitropol” për largimin nga KB “Trepça”, tregon se çfarë mendon

Sot gjatë ditës “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se trejneri turk i KB “Trepça”, Engin Gençoglu u largua nga klubi.

Gazeta raportoi se arsyeja e largimit ishin mospajtimet e trejnerit me kryesinë e klubit.

Active 1

“Mitropol” tutje njoftoi se klubi mitrovicas në serinë e mbetur në finalen e plej off-it do udhëhiqej nga Ilir Selmani i cili ishte pjesë e shtabit teknik.

Orë më pas klubi konfirmoi lajmin e raportuar nga “Mitropol”.

Ishte vet Gençoglu i cili pasi ishte pyetur për arsyen e largimit kishte deklaruar se për këtë duhet t’i drejtoheshin pyetje nënkryetarit të klubit, Lindrit Misinit.

”Mitropol” tutje mësoi se Gençoglu nuk u largua vetëm. Ai pas vetes mori edhe ndihmësin e tij turk i cili nuk ishte i regjistruar zyrtarisht si pjesë e klubit pasi kishte skaduar afati i regjistrimit.

Portali raportoi poashtu ekskluzivisht se Gençoglu do fluturonte nga Shkupi drejt Stambollit, duke publikuar edhe fotografinë e tij rrugës drejt Shkupit nga brendia e taksisë.

E pas largimit të sotëm, Gençoglu foli për “Mitropol”.

Ai tha se nuk i bën përshtypje se kush çfarë flet në lidhje me largimin e tij.

”Nuk më bën përshtypje se kush çka flet. Lindrit Misini është personi zyrtar të cilit duhet t’i drejtohen të gjitha pyetjet që njerëzit kanë. Unë s’kam diçka më shumë për të thënë.”, tha Gençoglu për “Mitropol”.

Pas largimit të Gençoglut klubin do e menaxhojë Ilir Selmani në serinë e finaleve karshi KB “Peja”./Mitropol/

Weelnes