Active 2
02KULT'ART

Vendoset pllaka “Qendra e Kulturës HASAN PRISHTINA”

Para disa ditësh ishte vendosur pllaka e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”, derisa tani në Vushtrri u vendos edhe pllaka “Qendra e Kulturës HASAN PRISHTINA”.

Objekti i Qendrës së Kulturës në Vushtrri, mban emrin e njërit nga atdhetarët më të mëdhenj kombëtar, Hasan Prishtina, i lindur e i rritur në Vushtrri. Me plot meritë ky objekt mban emrin e tij, ngase që në vitin 1916, ai kishte formuar edhe Bandën e Parë Muzikore në Vushtrri.

Aurora Group

Objekti në fjalë, është ndërtuar më 1952. Në fillim ka qenë i destinuar për qëllime ushtarake. Më 1972 është shndërruar në Shtëpi të Kulturës, i emërtuar “Hasan Prishtina”. Më 2018-2020, pjesa e përparme e objkektit ishte rrënuar dhe është ndërtuar ndërtesë e re, derisa hartimi e përgatitja e projektit, si dhe nënshkrimi i kontratës, është bërë gjatë viteve 2015-2017.

Vendosja e kësaj pllake, krahas hijeshisë që ia jep Qendrës së Kulturës, e plotëson edhe pamjen artistike e arkitektonike që ka kjo ndërtesë, në të cilën zhvillohen shumë aktivitete kulturo-artistike.

Active 1