Pellini
02SPORT

Gençoglu nuk u largua vet, mori edhe dikë tjetër pas vetes

Sot gjatë ditës “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se trejneri turk i KB “Trepça”, Engin Gençoglu u largua nga klubi.

Gazeta raportoi se arsyeja e largimit ishin mospajtimet e trejnerit me kryesinë e klubit.

Active 1

“Mitropol” tutje njoftoi se klubi mitrovicas në serinë e mbetur në finalen e plej off-it do udhëhiqej nga Ilir Selmani i cili ishte pjesë e shtabit teknik.

Orë më pas klubi konfirmoi lajmin e raportuar nga “Mitropol”.

Ishte vet Gençoglu i cili pasi ishte pyetur për arsyen e largimit kishte deklaruar se për këtë duhet t’i drejtoheshin pyetje nënkryetarit të klubit, Lindrit Misinit.

”Mitropol” mëson se Gençoglu nuk u largua vetëm. Ai pas vetes mori edhe ndihmësin e tij turk i cili nuk ishte i regjistruar zyrtarisht si pjesë e klubit pasi kishte skaduar afati i regjistrimit.

Portali raportoi poashtu ekskluzivisht se Gençoglu do fluturonte nga Shkupi drejt Stambollit, duke publikuar edhe fotografinë e tij rrugës drejt Shkupit nga brendia e taksisë.

Gazeta do vazhdoj të ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e reja.

Koha