
Gjatë ditës së sotme organizata “Islamic Relief” ka nisur shpërndarjen e çantave për fëmijët jetim nga qytetet e ndryshme të Kosovës, shkruan Mitropol.
Aktiviteti u zhvillua në harmoni të plotë me rregullat dhe masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë covid-19.

Përveç çantave fëmijët përfituan edhe pajisje të tjera shkollore të cilat u blenë falë ndihmës së madhe të donatorëve nga Kosova.

Organizata Islamic Relief ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në këtë aktivitet. /Mitropol/








