Hysen Muzliukaj 13-shi i VV-së në Mitrovicë

Drejtori i suksesshëm Hysen Muzliukaj do të garojë me numër 13 për asambleist në Komunën e Mitrovicës
Njëri nga drejtorët më të suksesshëm në Komunën e Mitrovicës në katër vitet e fundit, Hysen Muzliukaj, ka vendosur t’i hyjë garës për Asamblenë Komunale, shkruan Mitropol.
Muzliukaj që po kandidon nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë garë do ta mbajë numrin 13, teksa sipas sondazheve Muzliukaj pritet të jetë njëri nga kandidatët më të votuar në listën e VV-së.
Hysen Muzliukaj sa ishte Drejtor i Kadastrit në Komunën e Mitrovicës u vlerësua për performancë të lartë, teksa këtë sukses synon tashmë ta arrijë edhe si asambleist në asamblenë komunale.







