Aurora Group
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Sigurimi i Noizy’t rrahu të riun mitrovicas mbrëmë

Artisti Rigels Rajku i njohur me nofkën ‘Noziy’ ka performuar mbrëmë në një klub nate në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Burime të mirëinformuara të “Mitropol” bëjnë të ditur se artisti pas mbrëmjes muzikore u përfshi në një telashe.

Dukato 1

Siç theksojnë këto burime, sigurimi i Noziy’t mbrëmë rrahu një të ri mitrovicas pas ndejës në klub nate.

Arsye për këtë del të jetë një fyerje që ky i fundit i ka bërë artistit gjatë performancës.

Sigurimi sipas informatave të portalit kishte tentuar t’i ‘çëronte hesapet’ me të riun brenda klubit, por një gjë të tillë nuk e lejoi sigurimi i klubit të natës. Por ata këtë e bënë pas daljes nga klubi i natës, në dalje të lokalit.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë informatë për rastin në raportin 24 orësh./Mitropol/

Pellini